Me motora në Korçë, gaz dhe adrenalinë nga "Moto & Rock Festival"

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
5 Korrik 2026, 15:26 | Aktualitet

Me motora në Korçë, gaz dhe adrenalinë nga "Moto

Dhjetëra të apasionuar pas motorëve dhe makinave klasike morën pjesë në “Moto and Rock Festival” të organizuar në qytetin e Korçës.

Gaz, adrenalinë dhe ndjesia e lirisë, mblodhi në Korçë dhjetëra të apasionuar pas motorëve dhe makinave klasike në edicionin e radhës “Moto and rock festival”.

Atmosfera e krijuar edhe me pjesëmarrjen e qytetarëve korçarë dhe me tingujt e muzikës rock, i solli një ndjesi ndryshe qytetit të serenatave.

Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen e lartë dhe interesin e treguar nga komuniteti i motoristëve dhe pronarët e automjeteve klasike, duke e konsideruar festivalin një sukses dhe një mundësi për ta vazhduar atë si një traditë të përvitshme për Korçën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos