Shumica vijnë nga Azia, sektori i shërbimit në Himarë me punonjës të huaj

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
5 Korrik 2026, 13:33 | Aktualitet

Tashmë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme të hasësh në kasat e marketeve, bareve, hoteleve dhe pikave te karburantit ne Himare punonjës të huaj që vijnë kryesisht nga Azia. Në përgjithësi sektori i shërbimit ne Himarën turistike po plotësohet nga punonjës të huaj, që kanë shfrytëzuar mungesën e theksuar te krahut vendas të punës.

Vit pas viti sektori i shërbimit në qytetin turistik të Himarës po plotësohet gjithnjë e më shumë me punonjës të huaj, në mungesë të krahut vendas të punës. Kështu në këto ditë të sezonit nuk është e vështirë të hasësh punonjës të huaj në, hotele, markete, bare dhe pika të karburanteve. Vetë emigrantët, që vijnë kryesisht nga Filipinet, Nepali, India, Bangladeshi dhe Miamari shprehen të kënaqur me punën, kushtet dhe natyrisht pagesën.

"Unë jam nga Filipinet. Punoj këtu prej më shumë se 1 viti. Për mua puna këtu nuk ka qenë e vështirë pasi edhe në Filipine kam punuar në supermarket. E vetmja vështirësi që kam është në mësimin e gjuhës shqipe. Kam mësuar fjalë në shqip vetëm disa për përshëndetje, apo edhe monedhat pasi punoj kasiere këtu. Pronarët këtu janë shumë të mirë me ne. Kjo është arsyeja përse punojmë shumë, pasi sillen shumë mirë me ne. Jetoj këtu edhe me bashkëshortin dhe jemi të kënaqur", thotë një grua nga Filipenet për A2 CNN.

"Unë jam nga Miamari dhe punojnë një pikë karburanti. Puna është normale. Zgjodha këtë punë sepse është shumë e mirë për mua. Punoj këtu prej 1 viti e 6 muaj. Të gjithë me ne këtu janë shumë të mirë. Çmimet këtu janë të lira krahasuar në shtetin tim, ku janë me të larta. Për mua paga është e mjaftueshme. Miq të mi kanë ardhur për të punuar në jug, ata janë në Vlorë dhe Sarandë", shprehet për A2 CNN, një djalë nga Mianmari.

"Unë punoj këtu prej 3vitesh në kasë. Në fillimet e mia ishte tepër e vështirë, ndërsa tashmë është më e lehtë pasi kam mësuar se si të punoj. Më parë unë kam punuar dhe në një hotel, tashmë punoj në market. Puna ime tashmë është shumë mirë", thotë për A2 CNN një vajzë nga Nepali.

"Si Jeni" "Faleminderit", thotë shqip një tjetër nga Mianmari.

Krahas pagës, punonjësit e huaj të cilët vijnë për të punuar në Himarë me kontrata të rregullta, përfitojnë dhe akomodimin falas dhe disa prej tyre edhe ushqimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos