Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Nga fushata në gjyq, Trump përballet me akuzat për sulm seksual dhe shpifje ndaj shkrimtares

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 08:07 | Bota

E marta e Donald Trump ishte mes fitores në Ioua dhe më pas drejt Nju-Jorkut për t’u përballur në gjyqin për shpifje ndaj tij, me shkrimtaren Jean Carroll. Bëhet fjalë për padinë miliona dollarëshe për shpifje.

Carroll pretendoi se Trump e përdhunoi atë në një dyqan në mesin e viteve 1990 dhe më pas ai mohoi pretendimin e saj. Shkrimtarja tashmë po kërkon më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim për deklaratat e Trump që ai ka bërë gjatë presidencës së tij.

Trump u shpall përgjegjës në një gjyq të veçantë, vitin e kaluar, për sulm seksual ndaj Carroll. Por ish-presidenti ka mohuar çdo akuzë dhe ka apeluar vendimin e jurisë dhe të gjitha vendimet kundër tij.

Ai po e ndan kohën e tij mes fushatës dhe sallës së gjyqit, pasi një juri e përzgjedhur të martën vendos se sa para për dëmshpërblim duhet t'i paguajë Carroll për deklaratat e tij shpifëse të vitit 2019 në lidhje me akuzat e saj për sulm seksual.

Avokatja e Trump, Alina Habba, argumentoi se reputacioni i Carroll nuk u dëmtua nga Trump dhe se karriera e saj përparoi që kur ajo u shfaq me akuzat për sulm seksual.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani