Paralajmërimi i Borrell, BE me sanksione ndaj izraelitëve pushtues në Bregun Perëndimor

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 22:49 | Bota


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Josep Borrel, paralajmëroi sanksione ndaj pushtuesve izraelitë në tokat palestineze. Gjithashtu, pati edhe kritika të forta ndaj shtetit hebre.

“Ne jemi gjithashtu të alarmuar nga dhuna në Bregun Perëndimor nga kolonët ekstremistë. Dhe ne jemi gjithashtu të alarmuar nga fakti që qeveria izraelite ka miratuar ndërtimin e 1700 njësive të tjera banimi në Jerusalem për të zgjeruar vendbanimet, gjë që ne e konsiderojmë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Ne e dënojmë këtë vendim. Ne do të punojmë për vendosjen e sanksioneve kundër kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor. Unë do të bëj një propozim për shtetet anëtare në këtë drejtim.”

Borrell bëri po ashtu të ditur se propozimi i paraqitur nga Gjermania, Franca dhe Italia për një regjim specifik sanksionesh për liderët e Hamasit u diskutua në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe se për të nuk pati asnjë kundërshtim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos