Ka vdekur në moshën 76-vjeçare, ish-shefi i zyrës së Bejrutit të agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP), Terry Anderson.
Anderson vdiq në shtëpinë e tij në Greenwood Lake në veri të Nju-Jorkut, pas komplikimeve që pësoi nga operacioni në zemër, raportoi AP, duke cituar vajzën e tij Sulome.
Ai u mbajt peng nga Xhihadi Islamik në Liban për 6 vjet nga viti 1985 deri në vitin 1991.
Një ish-marins, i rrëmbyer pas një ndeshjeje tenisi, ai ishte bërë një nga simbolet e rreziqeve me të cilat përballeshin gazetarët dhe qytetarët e tjerë perëndimorë në Liban.
Pas lirimit, ai shkroi kujtimet e tij “Den of lions” "Strofulla e luanëve", një bestseller që tregon kronikën e burgimit të tij. Anderson punoi për AP në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Afrikën e Jugut përpara se të transferohej në Liban në 1982 për të mbuluar pushtimin izraelit. Ai mbeti atje ndërsa vendi u zhyt në kaos. (A2 Televizion)