‘Presioni’ i Trump ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, vjen reagimi i Moskës

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 12:32 | Bota

‘Presioni’ i Trump ndaj Rusisë për t’i

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se Moska sheh një "dritare të vogël mundësish" për të krijuar marrëveshje me administratën e re Trump.

Sipas mediave të huaja, Sergei Ryabkov gjithashtu sulmoi ish-Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në citate të raportuara nga media shtetërore ruse Interfax.

"Ne nuk mund të themi asgjë sot për shkallën e kapacitetit të administratës së ardhshme për të negociuar, por megjithatë, krahasuar me mungesën e shpresës në çdo aspekt të shefit të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë, ekziston një dritare mundësie sot, edhe pse e vogël," tha Ryabkov, shkruan A2 CNN.

"Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë se me çfarë dhe kë do të kemi të bëjmë, si të ndërtojmë më mirë marrëdhëniet me Uashingtonin, si të maksimizojmë mundësitë dhe të minimizojmë rreziqet", shtoi ai.

Kujtojmë se  Trump ka thënë se administrata e tij "do të bisedojë me Presidentin Putin shumë shpejt" mbi perspektivën e paqes në Ukrainë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se SHBA mund të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, nëse Moska refuzon të negociojë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos