Projeksioni i CNN: Trump fiton dy shtetet e para, Harris një

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 01:21 | Bota

Projeksioni i CNN: Trump fiton dy shtetet e para, Harris një

CNN ka nxjerrë projeksionin për fituesin e zgjedhjeve presidenciale në 3 shtetet e para amerikane. Kështu, kandidati republikan, Donald Trump parashikohet të fitojë shtetin Indiana dhe Kentucky, ndërsa zv.presidentja Harris shtetin Vermont.

Përkthyer në vota në Kolegjin Zgjedhor, Trump merr 11 votat e Indianas dhe 8 në Kentucky. Ndërsa Harris merr 3 votat në Kolegjin Zgjedhor nga Vermonti.

Secilit kandidat i duhen 270 vota për t’u shpallur president. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos