Sa paguajmë, do paguajnë! Trump nënshkruan urdhrin për tarifimin reciprok

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 21:29 | Bota

Sa paguajmë, do paguajnë! Trump nënshkruan urdhrin për

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin e ri ekzekutiv që aktivizon një paketë tarifash reciproke ndaj vendeve që po ashtu tarifojnë SHBA.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë iu kërkoi këshilltarëve të llogarisin të gjitha taksat që shtetet e tjera i vendosin SHBA-së .

“Secili vend që takson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do marrë të njëjtën taksë mbrapsht. As më shumë, as më pak”, tha Trump.

“Shumë e thjeshtë. Askush nuk e di se cili është numri i saktë. Nëse merrni çdo shtet dhe shikoni se sa po na taksojnë, pothuajse në të gjitha rastet ata po na tarifojnë shumë më shumë sesa ne ata. Këto ditë tani kanë mbaruar”, përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos