SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2026, 08:10 | Bota

SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit

SHBA-të bëjnë me dije se kanë nisur sulme “të fuqishme” ndaj Iranit në përgjigje të sulmeve ndaj tri cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit.

Komanda Qendrore Amerikane tha të martën vonë se kishte goditur më shumë se 80 objektiva, përfshirë mbi 60 anije të vogla të Gardës Revolucionare Islamike.

Mediat shtetërore iraniane thanë se sulmet kishin goditur ishullin Qeshm, Bandar Abbas dhe Sirik, duke lënë disa njerëz të plagosur.

Në orët e para të së mërkurës, IRGC tha se ishte përgjigjur me sulme hakmarrëse ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt.

Muajin e kaluar, Teherani dhe Uashingtoni nënshkruan një të ashtuquajtur memorandum mirëkuptimi, i cili synonte zgjatjen e armëpushimit dhe përfundimin e konfliktit "në të gjitha frontet”.

Ndërkohë, në një samit në Turqi, shefi i NATO-s Mark Rutte thotë se sulmet amerikane ishin "absolutisht të nevojshme" dhe akuzon Iranin për shkelje të marrëveshjes me SHBA-në.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos