Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Skulpturat e Partenonit shkaktojnë përplasje diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Greqisë, Sunak anulon takimin me Mitsotakis

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 08:38 | Bota
Skulpturat e Partenonit shkaktojnë përplasje diplomatike mes

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, akuzoi homologun e tij britanik, Rishi Sunak, se kishte anuluar një takim të planifikuar mes tyre për të martën në Londër, për shkak të një mosmarrëveshjeje diplomatike mbi skulpturat e Partenonit.

Greqia i ka kërkuar shpesh Muzeut Britanik që të kthejë skulpturat 2500-vjeçare që diplomati britanik, Lord Elgin, mori nga tempulli i Partenonit në fillim të shekullit të 19-të, kur ai ishte ambasador në Perandorinë Osmane.

“Shpreh keqardhjen që kryeministri britanik anuloi takimin e planifikuar mes nesh, vetëm disa orë para se ai të mbahej, Qendrimet e Greqisë për çështjen e skulpturave të Partenonit janë të mirënjohura. Shpresoja t’i diskutoja ato me homologun tim britanik. Cilido që beson në drejtësinë e qendrimeve të veta nuk ka frikë kurrë të përballet me argumente”, tha Mitsotakis në një deklaratë.

Qeveria greke ka qenë në diskutime me kryetarin e Muzeut Britanik, George Osborne, për një marrëveshje të mundshme për skulpturat, të cilat kanë qenë një burim mosmarrëveshjesh midis dy vendeve për shekuj me radhë.

Kryeministri Mitsotakis shprehu pakënaqësinë në një intervistë me BBC-në të dielën se bisedimet mbi një kthim të mundshëm të skulpturave në Athinë nuk po përparonin aq shpejt sa ç’duhej. Një zyrtar i qeverisë britanike, i cili foli në kushtet e anonimitetit, tha se mosmarrëveshja mbi statujat nënkuptonte se nuk ishte e përshtatshme që të mbahej takimi.

Më herët, një zëdhënës i Sunak tha se nuk kishte në plan t’i kthente skulpturat. E pyetur në lidhje me deklaratën e Mitsotakis, zyra e kryeministrit Sunak tha se marrëdhënia e Britanisë me Greqinë ishte “shumë e rëndësishme” dhe të dyja vendet duhej të punonin së bashku për sfidat globale si zgjidhja e migracionit të paligjshëm.

Qeveria britanike gjithmonë e ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga pronësia e statujave dhe thotë se ato janë blerë ligjërisht. Ligji e ndalon muzeun britanik të lëvizë objekte nga koleksioni, përveçse në rrethana të caktuara, por legjislacioni nuk e ndalon dhënien e tyre hua.

Një takim midis Mitsotakis dhe udhëheqësit të opozitës britanike Keir Starmer u mbajt të hënën, siç ishte planifikuar. Financial Times, javën e kaluar, njoftoi se Starmer nuk do të bllokonte një marrëveshje “të pranueshme nga të dyja palët” për të dhënë hua skulpturat. Partia laburiste nuk pranoi të komentojë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi