“Të parandalohet përhapja e konfliktit”, Blinken kthehet sërish në Izrael dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 22:46 | Bota

“Të parandalohet përhapja e konfliktit”, Blinken kthehet

Udhëtimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në selinë e NATO-s këtë javë do të përfshijë ndalesa shtesë në Lindjen e Mesme.

"Pas Brukselit, Sekretari Blinken do të udhëtojë këtë javë në Shkup, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Dubai," tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Siç bëhet e ditur, gjatë këtyre takimeve, Blinken do të "theksojë nevojën për të mbështetur rrjedhën e shtuar të ndihmës humanitare në Gaza, për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të përmirësuar mbrojtjen për civilët në Gaza".

Sekretari amerikan i shtetit do të bisedojë gjithashtu me liderët për "të ardhmen e Gazës dhe nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez", tha zyrtari, duke shtuar se Blinken ka si synim që të sigurohet që përpjekjet për të parandaluar përhapjen e konfliktit të vijojnë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni