Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Tensionohet situata në Lindjen e Mesme, avionët luftarakë izraelitë godasin Libanin

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 08:37 | Bota

Tensionohet situata në Lindjen e Mesme, avionët luftarakë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar me anë të një postimi në Telegram se goditën objektiva të shumta të Hezbollahut në Liban, gjatë orëve të natës.

Ata bëjnë me dije se avionët luftarakë goditën një kompleks ushtarak të Hezbollahut në zonën e Marwahin, ndërkohë që pretendojnë se një raketë-hedhës dhe një infrastrukturë u goditën në Ayta ash Shab.

Më herët, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan se një breshëri rakete e Hezbollahut dëmtoi një bazë ajrore strategjike në veri të Izraelit, gjatë ditës së shtunë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu