Dy vëllezër adoleshentë janë arrestuar pasi motra e tyre u qëllua dhe vdiq gjatë një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida, ku 23-vjeçarja u qëllua nga vëllai i saj, ndërsa ajo kishte djalin 10-muajsh në karrocë i cili nuk mori ndonjë lëndim.
Adoleshenti tjetër më pas u qëllua nga vëllai i tij më i madh. Policia ka thënë se të shtënat pasuan një debat se kush po merrte më shumë dhurata, raporton BBC.
14-vjeçari u dërgua në spital dhe më pas do të dërgohet në polici. Edhe gruaja po ashtu u dërgua në spital, por nuk mbijetoi. (A2 Televizion)