Trump tërhiqet nga kërcënimi për tarifë ndaj anijeve që kalojnë përmes Hormuzit

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 17:49 | Bota

Trump tërhiqet nga kërcënimi për tarifë ndaj anijeve

Donald Trump tërhiqet nga kërcënimi i tij për vendosjen e një tarife ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA po përgatitet të rifillojë bllokadën ndaj porteve iraniane.

Kjo vjen një ditë pasi ai deklaroi se SHBA do të vendoste një tarifë prej 20% për të gjitha ngarkesat që transportohen përmes kësaj rruge detare strategjike.

Tarifa do të zëvendësohet me “marrëveshje tregtare dhe investimesh” me shtetet e Gjirit, shkroi ai në rrjetin social Truth Social.

Ndërkohë, sipas mediave shtetërore iraniane, janë dëgjuar shpërthime pranë dy qyteteve-port të Iranit, Bandar Abbas dhe Bushehr.

Kjo vjen pas një tjetër nate sulmesh mes SHBA-së dhe Iranit. Garda Revolucionare Islamike e Iranit deklaroi se goditi dy cisterna të Emirateve të Bashkuara Arabe në Ngushticën e Hormuzit dhe shënjestroi objekte amerikane në Jordani dhe Bahrein.

Ushtria amerikane tha se përfundoi sulme gjatë natës ndaj objektivave që synonin të dobësonin “aftësinë e Iranit për të sulmuar transportin tregtar detar”, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportuan se tre persona mbetën të vrarë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos