Vendimi pas polemikave, Grok i Elon Musk nuk do të zhveshë më njerëzit në foto

Nga Erjon Dervishi
15 Janar 2026, 17:16 | Bota

Vendimi pas polemikave, Grok i Elon Musk nuk do të zhveshë më

Platforma Grok në rrjetin social X nuk do të editojë më imazhet e njerëzve duke i zhveshur ata nga rrobat e tyre. Kjo është konfirmuar nga vetë kompania e drejtuar nga Elon Musk. Vendimi vjen pas polemikave që shpërthyen ndaj Grok që lejonte përdoruesit t’i zhvishnin njerëzit nga rrobat e tyre, duke përfshirë edhe fëmijë në disa raste.

“X” në një deklaratë nga llogaria e ekipit të sigurisë shkruan se masa tani është në zbatim duke ndaluar platformën të editojë apo prodhojë imazhe të tilla. Kjo aplikohet për të gjithë përdoruesit, përfshirë ata me pagesë, shkruan A2 CNN.

“Grok” dhe platforma X janë në pronësi të xAI. Më herët, kompania kishte njoftuar se do të kufizonte gjenerimin e imazheve nga “Grok” vetëm për abonentët premium të X.

Në ditët e fundit, studiuesit vunë re se “Grok” nuk po u përgjigjej më shpesh kërkesave për imazhe, edhe nga përdoruesit premium. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos