VIDEO| Shkaba “ngulet” në xhamin e avionit, piloti bën ulje emergjente

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 17:30 | Bota

VIDEO

Një incident i pazakontë ndodhi në një avion privat në Brazil, kur një shkabë u përplas në xhamin e kabinës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente. Ngjarja ndodhi më 5 dhjetor, gjatë një fluturimi nga Envira për në Eirunepe, në shtetin Amazonas.

Pamjet tregojnë shpendin e ngordhur të ngulur në xham, ndërsa piloti luftonte për të kontrolluar avionin në këtë ulje emergjente.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua edhe pse situata nuk ishte aspak normale. Fotot pas uljes treguan një vrimë të madhe në xhamin e avionit.

"Ishte mrekulli që mbijetuan me atë situatë”, tha piloti pas uljes emergjente.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos