Vizita në Kiev, kryeministri britanik firmos marrëveshjen “për 100 vjet partneritet” me Ukrainën

Nga A2 CNN
16 Janar 2025, 17:38 | Bota

Vizita në Kiev, kryeministri britanik firmos marrëveshjen

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy firmosën një marrëveshje për 100 vjet partneritet mes dy vendeve. Marrëveshja është dëshmi e vazhdimit të përkrahjes evropiane ndaj Ukrainës, në luftën thuajse 3 vjeçare me Rusinë.

Marrëveshja nënshkruhet disa ditë përpara inaugurimit të Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili thotë se ka një plan për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zoti Starmer tha se marrëveshja 1 shekullore angazhon palët të bashkëpunojnë në projekte mbi mbrojtjen dhe teknologjinë, përfshirë dronët.

Radhitja e Ukrainës në krah të Perëndimit dhe e ardhmja e mundshme e saj në NATO ka zemëruar Presidentin rus Vladimir Putin i cili ende synon të ushtrojë ndikim mbi shtetin e pavarur./ VOA (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos