Zelensky nën shënjestrën ruse, Medvedev: E kemi objektivin tonë legjitim

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 19:38 | Bota

Volodymyr Zelesnkyy është objekt i eliminimit ushtarak. Kështu është shprehur zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev.

Ish-presidenti rus thekoi për Agjencinë e Lajmeve Tass, se Zelenskit i ka mbaruar mandati presidencial dhe se drejton një regjim politik armiqësor kundër Rusisë. 

“Përfundimi i mandatit të Zelenskyy si president nuk do të ndryshojë asgjë. Ai tashmë drejton një regjim politik armiqësor ndaj Rusisë, i cili po bën luftë kundër nesh, dhe liderët e vendeve që bëjnë luftë konsiderohen gjithmonë një objektiv legjitim ushtarak. Për ne, ai tashmë është një kriminel lufte dhe humbja e statusit të tij zyrtar nuk ndryshon asgjë", tha Medvedev.

Sakaq Moska ka njoftuar se trupat ruse kanë pushtuar një tjetër fshat, në rajonin e Luganskut të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes ruse. Luahnsku është një prej katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar më 2022 dhe marrja e plotë nën kontroll e tyre është një prioritet i kamotshëm i Kremlinit.

Por Ukraina nxitoi të reagonte duke theksuar, se trupat e saj kontrollojnë rreth 60 për qind të rajonit verilindor në Kharkiv. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha më herët se forcat e tij kishin zmbrapsur sulmet ruse pranë Staritsia, një fshat rreth 5 km larg kufirit me Rusinë, ndërsa disa nga njësitë e Kievit punuan për të forcuar pozicionet mbrojtëse në zonë.

Ushtria ukrainase në dy javët e fundit po përballet me presion të madh, teksa Rusia po kryen ofensivën e re në rajonin e Karkivit. Trupat e Kievi po përballen po ashtu me mungesë të municioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos