Një vatër e madhe zjarri është regjistruar këtë të premte në Milano, shumë pranë sheshit Duomo.
Shtëllunga tymi përfshinë zonën duke detyruar zjarrfikësit dhe policinë të shkojnë me urgjencë në vendngjarje dhe të rrethojnë zonën.
Paraprakisht, mendohet se zjarri ka rënë në një parking nëntokësor, që i përket një qendre tregtare, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.
Zjarrfikësit deklaruan se flakët përfshinë një kabinë elektrike, për t’u përhapur me shpejtësi në makinat që ndodheshin në parking. (A2 Televizion)