Zjarri në Lushnje, flakë në 3 godina, Skënder Brataj qetëson qytetarët

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 19:07 | Kronikë

Zjarri në Lushnje, flakë në 3 godina, Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, nga vendngjarja ku ra zjarri në Lushnje, deklaroi se fatmirësisht asnjë nga personat që u bllokua nga flakët nuk është në rrezik për jetën.

Brataj informon se në spitalin e Lushnjës janë mjekuar dhe 3 fëmijë, teksa një prej tyre po mbahet në observim pasi është intoksikuar nga tymi, por nuk ka djegie.

Sipas tij, zjarri ka përfshirë 3 godina, teksa tregon se zjarrfikësit kanë hyrë derë më derë për të parë nëse ka ende persona të bllokuar në banesat e tyre.

“Nga 3 fëmijët, 2 e kanë lënë spitalin, një është në observim. Nuk ka kode të kuqe. Ka vetëm raste intoksikimi. Nuk ka raste djegie. Janë djegur 3 godina. Po hyhet në cdo derë për të parë nëse ka njeri. Nuk besoj se do të ketë pasoja për pacientët. Nëse do të ketë do të dërgohen në Fier dhe në Tiranë. Fëmijët janë ekspozuar ndaj tymrave. Nuk ka kode të vështira. Janë kontrolluar 3 godina nga zjarrfikësit”, tha Brataj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos