Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 13:18 | Bota

Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të

Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë që nga fillimi i pushtimit të saj në vitin 2022, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.

Sipas mediave të huaja, ajo tha në një konferencë shtypi në Davos se shifra përfshinte sulme ndaj më shumë se 800 nënstacioneve të energjisë elektrike, shpërndarjes dhe linjave të energjisë, më shumë se 250 goditje në objektet e prodhimit të energjisë dhe më shumë se 30 në objektet e gazit.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, gjatë periudhës 2022-2023, rreth gjysma e kapacitetit të prodhimit të energjisë në Ukrainë u pushtua nga forcat ruse, u shkatërrua ose u dëmtua, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se për shkak të këtyre sulmeve ruse në infrastrukturën energjitike të Ukrainës, vendi ka kaluar gjatë këtyre viteve dimra ‘të egër’, që e kanë shtuar më tej vështirësinë te popullsia civile.

Me mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në luftimet në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos