Arrestimet e Speciales në Kosovë, Gashi jep detaje: Dyshohen për pengim të dhënies së drejtësisë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 22:16 | Aktualitet

Arrestimet e Speciales në Kosovë, Gashi jep detaje: Dyshohen për

Arben Gashi, kreu i grupit parlamentar të LDK-së, foli në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN për arrestimet e fundit të kryera këtë të enjte nga Specialja në Kosovë.

Gashi u shpreh se nga të dhënat e para, personat e arrestuar dyshohen për pengim të dhënies së drejtësisë, shkruan A2.

“Janë pjesë e ekipit të mbrojtjes së zotit Thaçi dhe të të tjerëve. Sipas dyshimeve nga Dhomat e Specializuara, ata dyshohen për pengim të dhënies së drejtësisë. Të gjithë personat e arrestuar konsiderohen si njerëz të afërt me Thaçin, dy prej tyre kanë qenë këshilltarë, njëri ka qenë drejtor i Agjencisë së Inteligjencës pastaj është bërë këshilltar.

Nëpërmjet këtyre veprimeve, Gjykata po mundohet të krijojë një gjendje ku dëshmitarët e mundshëm të mos ndjehen të kërcënuar apo intimiduar në asnjë lloj forme”, tha Gashi në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos