Gjykata Kushtetuese në Kosovë rrëzon disa nene të ligjit për pagat

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 12:41 | Aktualitet

Gjykata Kushtetuese në Kosovë rrëzon disa nene të ligjit

Gjykata Kushtetuese në Kosovës vendosi të shpallë të pavlefshme disa nene të Ligjit për pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit për ligjshmërinë e tij.

Në një njoftim për medie, Kushtetuesja tregon mes të tjerash dhe nenet që shpallen të pavlefshme me hyrjen në fuqi të aktgjykimit.

Aty shpjegohet se vendimi nuk prek në asnjë mënyrë zyrtarët dhe nëpunësit të cilëve u është ngritur niveli i pagës përmes ligjit të ri.

Gjykata, gjithashtu i bën thirrje Kuvendit që brenda gjashtë muajsh t’i ndryshojë apo të plotësojë nenet në pajtim me Kushtetutën.

Ligji për pagat në sektorin publik u miratua nga Kuvendi i Kosovës në dhjetor 2022, ndërsa vlera e koeficientit u miratua në shkurt 2023.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos