Qytetarë të shumtë kanë shkuar në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të përkujtuar të rënët për liri në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Disa i bëjnë thirrje politikës që të bashkohet për ta çuar përpara vendin, ndërsa të tjerë theksojnë se në Prekaz ka qenë pikënisja për liri dhe bashkim kombëtar, shkruan A2.
“Nuk ka gëzim më të madh sesa për pavarësi dhe liri. Ndjenjë krenarie më të madhe se këtu (Prekaz) nuk ka. Shpresojmë për bashkim tani”, thotë një prej qytetarëve. (A2 Televizion)