"Nuk ju njohim, por ejani te ne", ambasadorja greke në Kosovë synon eurot e kosovarëve për pushime

Nga Xhevahir Qardaku
13 Shkurt 2024, 20:29 | Aktualitet

Zyra Ndërlidhëse Greke në Kosovë zhvilloi një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Greke. Eventi është mbajtur në Institutin e albanologjisë në Prishtinë.

Përfaqësuesja e shtetit grek në Kosovë, ambasadorja Heleni Vakali, përmendi atë që e konsideroi një kontribut dhe rol kyç të gjuhës greke në kulturën dhe shkencën europiane dhe botërore. Mirëpo, ambasadorja nuk tha asnjë fjalë për ndonjë afrim të mëtejshme mes vendeve apo për njohje të pavarësisë së Kosovës. Kështu konfirmon qasjen e zbuluar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Beograd, se Athina nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Zonja Vakali u ndal më shumë në thirrjen e saj drejtuar qytetarëve në Kosovë që të mësojnë greqisht, pasi siç tha ajo, do t’u duhet kur të shkojnë me pushime në vendin e saj.

“Gjuha është elementi kryesore i një kulture. Shpresoj që miqtë tanë nga Kosova, veçanërisht të rinjt, të nisin që të mësojnë greqisht, për të pasur një lidhje më të thellë me kulturën greke. Veçanërisht tani, ku shumë njerëz nga Kosova kanë mundësinë të udhëtojnë, edhe më lehtë se më përpara, për në Greqi. Mbi të gjitha, më lejoni mua si një ambasadore e Greqisë që të jem krenare duke përdorur edhe njëherë fjalët e grekut tim të dashur, De Romilly, që na këshillon: “E gjithë bota duhet të mësojë greqisht, pasi kjo gjuhë na ndihmon në, që mbi të gjitha, të kuptojmë gjuhën tonë’”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos