Problemi me ushqimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është krijuar pasi kontrata për tenderin e fundit të shpallur për këtë qëllim ende nuk është nënshkruar dhe rrjedhimisht ende nuk ka filluar të zbatohet.
Skandali ka bërë që në komisionin e Sigurisë së Kuvendit të Kosovës me propozim nga anëtari i këtij komisioni Anton Quni të thirret urgjentisht për te raportuar Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, raporton A2.
Kurse anëtari i komisionit të sigurisë nga radhët e VV-së Arbër Rexha vlerëson se në kohën kur kanaleve të krimit po ju ndalet financim duhet të tregohet kujdes me ushqimin e ushtarëve, shkruan A2.
Kurse anëtari tjetër i komisionit nga radhët e opozitës PDK-së, Hisen Berisha, lidhur me skandalin e furnizimit të ushtrisë me ushqim, ka deklarua për A2 CNN, se "asgjë nuk mund të ndodhë rastësisht”.
Komisioni i Sigurisë miratoi plotësimin e ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Pjesë e grupit të punës do të jenë Anton Quni, Enver Dugolli dhe Erxhan Gallusha. (A2 Televizion)