Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen javën tjetër në Bruksel

Nga Xhevahir Qardaku
7 Nëntor 2023, 17:58 | Kosova

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme në Bruksel për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm të dialogut mes dy vendeve.

Burime të Bashkimit Europian thanë për Radion Evropa e Lirë se 16 nëntori po përmendet si datë e mundshme e takimit mes Besnik Bislimi, dhe Petar Petkoviq.

Mundësinë e një takimi të tillë gjatë kësaj jave e kishte paralajmëruar kryenegociatori serb, Petkoviç, i cili megjithatë deklaroi se Kosova kishte refuzuar pjesëmarrjen. Por, ky pretendim i Petkoviqit është mohuar nga zyra e të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak.

Siç thuhet, ka pajtim mes palëve për organizimin e takimit të radhës ku ndër të tjera do të flitet për zbatimin e detyrimeve të të dyja vendeve në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni