Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Dinari qarkullon në Kosovë, serbët në Veri shkelin ligjet, shteti humb miliona euro

Nga Ideal Gola
11 Janar 2024, 20:06 | Ekonomi

Përdorimi i dinarit serb nëpër komuna me shumicë serbe në Kosovë konsiderohet se po shkakton dëme milionëshe buxhetit të vendit.

Kjo pasi shitjet që bëhen përmes kësaj valute nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës. Serbët në Kosovë marrin pensione nga sistemi serb, prandaj paguhen me dinarë, monedha zyrtare e Serbisë.

Këtu përdoret, edhe dinari, edhe euro. Pensionin e marrim në dinarë”. “Pensionin e marr në dinarë në postë”.

Në territorin e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese është valuta euro, prandaj përdorimi i dinarit konsiderohet antiligjor dhe antikushtetues.

Çdo mungesë e marrëveshjeve reciproke apo edhe rregullimit juridik të fushë veprimtarisë të qarkullimit të valutave tëhuaja në territorin e Kosovës, patjetër se përbën veprimtari ilegale, e cila nga mekanizmat përkatës financiar duhet të sanksionohet”, u shpreh juristi, Musa Damati.

Ekspertët ekonomikë vlerësojnë se dëmi nga përdorimi i dinarit është i lartë.

Përdorimi i dinarit në Republikën e Kosovës, është një e keqe shumë e madhe që po i ndodhë tregjeve, bankave, si dhe BQK-së… Humbjet nga përdorimi i tij janë me miliona euro”, tha ekonomisti, Berat Jashari.

Në dinarë paguhen edhe asistencat sociale, shtesat për një kategori shoqërore si dhe pagat e punëtorëve që punojnë në institucionet serbe në Kosovë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu