Gjenden armë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicën e Veriut

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 16:33 | Kronikë

Gjenden armë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave në

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në një shtëpi në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën Veriore ka zbuluar armë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë (pushkë ajrore), pesë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave me pajisje përcjellëse, 42 minera për prodhim të kriptovalutave me pajisje përcjellëse, një shtëpizë e kompjuterit një karikator i revoles, 14 fishek të revoles kalibri 9 mm, një radiolidhje, një kamerë vëzhgimi, një divijar dhe një vulë metalike dhe një letërnjoftim.

Gjenden armë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave në

Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës. Ndërkohë, policia sqaron se në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person që do të merret në pyetje.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos