Largohet flamuri i Serbisë në Qendrën e Votimit në Pejë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 13:44 | Kronikë

Largohet flamuri i Serbisë në Qendrën e Votimit në Pejë

Në fshatin Gorazhdec të Komunës së Pejës është vërejtur flamuri i Serbisë në Qendrën e Votimit, e cila është larguar menjëherë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Këtë për KosovaPress e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë nga rajoni i Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se pasi që është njoftuar Policia e Kosovës, ka raportuar KQZ-në dhe flamuri është larguar nga komisioneri i Qendrës së Votimit.

Ai tha se pas largimit të flamurit nuk ka pasur ndonjë incident dhe deri më tani situata është e qetë.

“Policia është njoftuar, e ka raportuar, ka vërejtur vetëm flamuri i Serbisë. Policia është për siguri nuk është me heq flamuj, KQZ e ka hequr. E ka vërejtur që veç flamuri i Serbisë është në vendvotimin e Gorazhdecit. Menjëherë kemi raportuar në KQZ dhe e ka larguar komisioneri. Qetë është gjithçka”, tha Gashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos