Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Prishtina në alarm, gjendet një bombë në qendrën spitalore

Nga A2 CNN
16 Janar 2024, 17:26 | Kronikë

Prishtina në alarm, gjendet një bombë në qendrën

Policia e Kosovës është ngritur në këmbë pas gjetjes së një mjeti shpërthyes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Agron Borovci tha se mjeti është gjetur në Institutet paraklinike, në hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve të Kosovës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar, duke krijuar një perimetër sigurie për të bërë të mundur çaktivizimin e mjetit shpërthyes.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’u siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, shprehet Borovci.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli