Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, Elshani për A2 CNN: Jo i karakterit etnik, dyshime për larje hesapesh

Nga Ideal Gola
16 Janar 2024, 11:19 | Kronikë
 

Policia në Mitrovicën e Veriut ka hedhur poshtë pretendimet se incidenti i ndodhur në mesnatë ku ka shpërthyer një granatë dore pranë një hoteli është i karakterit etnik.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, deklaroi për A2 CNN se dyshimet janë për larje hesapesh. Deri më tani, nuk ka të shoqëruar në lidhje me rastin.

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore në veri të Mitrovicës pak para mesnatës. Njëri prej të plagosurve është më rëndë, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Ata po trajtohen në spitalin e Mitrovicës së Veriut. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, konfirmoi për A2 CNN se nga ngjarja janë dëmtuar edhe 7 vetura.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore te hoteli Bisevac në rrugën Knjaz Millosh në Mitrovicën e Veriut, ku  si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetën. Njësitë policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha më herët Elshani.

Sipas informacioneve të para ende të pakonfirmuara, dy të plagosurit ishin duke dalë nga hoteli kur ishte hedhur një granatë dorë nga një veturë në lëvizje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani