Nuk munguan personat e lënduar nga fishekzjarrët dhe të shtënat me armë në natën e ndërrimit të viteve edhe në Kosovës.
Burime nga QKUK bëjnë me dije se një person u paraqit në spital në gjendje të rëndë për shkak të një plumbi qorr pas mesnatës, teksa 25 të tjerë morën mjekim për plagët e shkaktuara nga fishekzjarrët.
Mjeku në QKUK, Avdush Bajgora deklaroi për mediat kosovare, se janë katër raste që kanë lënduar sytë nga mjetet piroteknike.
“Gjatë 24 orëve në Qendrën Emergjente deri më tani kanë kërkuar ndihmë gjithsej 290 pacientë, duke marrë parasysh 250 kanë qenë mbrëmë, dhe ndërrimin e sotshëm gjithsej 50 pacientë kanë kërkuar ndihmë. Prej tyre 25 pacientë kanë qenë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe lëndimet kanë qenë të ekstremiteteve, ku duhet të veçohet një fëmijë që ka dy gishtërinj të amputuar të dorës së majtë, kemi një pacientë të lënduar me plumb qorr, pacienti i është nënshtruar operacionit, i cili momentalisht ndodhet në Kirurgji. Gjithashtu, ka pasur raste të lëndimit të syrit, gjithsej 3-4 pacientë, prej të cilëve dy si rezultat të depërtimit të thërrmijave të mjetit plasës, kemi penetrimin e kornesë të syrit”, tha Bajgora. (A2 Televizion)