Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është promovuar libri “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe Shtetndërtimi” me autor ish-presidentin Fatmir Sejdiu.
Në ceremoni morën pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe ish-dy presidentet Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-shefi i UNMIK-ut Juakim Reker.
Osmani tha se presidenti Sejdiu paraqitet si kronikë e saktë e zhvillimeve, në atë kohë pavarësia eci në një teh të shpatës.
Ish shefi UNMIK-ut, Juakim Ruyker nënvizoi se ishte me fat Kosova që kishte një president të tillë.
Ish-presidenti Topi vlerësoi botimin si një vepër shkencore, ndërsa theksoi se presidenti Sejdiu është një figurë e shquar në momente shumë historike të kombit tonë. Presidenti Moisiu, theksoi se ky është libër i qartë i shtet-ndërtimit të Kosovës dhe bënë shumë bindës në rreshtimin e ngjarjeve në mënyrë më të saktë.
Autori, ish-presidenti Sejdiu, librin e nis me dhunën nga regjimi serb, dhe organizimet politike, si ngjarje me ndikim si ajo e sakrificës në Prekaz të familjes Jashari si dhe kontributin historik të presidentit Rugova.
Ai pati një porosi për presidenten Osmani që të shtojnë miqtë e shtetit të Kosovës. (A2 Televizion)