Minatorët e Trepçës ndërpresin grevën

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 09:32 | Kosova

Minatorët e Trepçës ndërpresin grevën

Ka marrë fund pas 10 ditësh greva e minatorëve të kombinatit metalurgjik të Trepçës në Kosovë.

Sipas të dhënave, mësohet se ndërprerja e grevës pas marrëveshjes së arritur me deputetët e Vetëvendosjes në lidhje me kërkesat e tyre për kushte më të mira në punë.

Aktualisht, pagat e minatorëve në Trepçë variojnë nga 700 deri në 900 euro, në varësi të përvojës dhe përgatitjes profesionale, ndërkohë që ata nuk kanë sigurime shëndetësore, as jetësore.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare me 80 për qind e aksioneve që janë të qeverisë së Kosovës, ndërsa 20 për qind të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Trepça pritet që t’i kalojë nën pronësi Fondit Sovran, që sipas Qeverisë së Kosovës, do të ketë përgjegjësinë ekskluzive për të investuar në rritjen e vlerës së tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi