“Pas sulmit, veriu ka status tjetër”, Avdia: Serbët po paguajnë taksa! Mbi 1500 aplikime për targa të Kosovës

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 10:07 | Kosova

Sulmi i 24 shtatorit, duket se ka shërbyer që Kosova të marrë kontrollin e veriut. Korrespondenti i A2 CNN në Prishtinë, Tomorr Avdia bëri me dije se sot veriu i Kosovës ka një status tjetër dhe kjo mund të kuptohet sipas tij edhe nga qetësia e kryeministrit Albin Kurti.

Ai shtoi se vetëm gjatë ditëve të fundit ka pasur 1500 qytetarë serb që kanë regjistruar targat e Kosovës, e ndërsa thekson se kanë nisur edhe pagimin e taksave, në kërkim të të pasurit një jetë normale, përtej zhvillimeve politike.

“Qetësia e Kurtit e lidhim sepse veriu u vendit ka një status tjetër, është i monitoruar, funksionon dogana policia, pushtetit lokal, ditëve të fundit ka pasur 1500 qytetarë serb që kanë regjistruar veturat e tyre me targat e Kosovës, pas shkatërrimit të bandave, ato janë larguar në Serbi është një çlirim i qytetarëve serb në terren që kërkojnë një jetë normale dhe disa prej tyre kanë pranuar kushtet, kanë nisur që të paguajnë taksat e telekomit”, tha Avdia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos