Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 48%
  • Modern 24%
  • Pak nga të dyja 29%

Tjetër incident në veri të Kosovës, digjet makina e nënkryetares së Leposaviçit

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 09:46 | Kosova

Tjetër incident në veri të Kosovës, digjet makina e

Makina e nënkryetares së komunës së Leposaviçit, Dragana Miletiq, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar, në një atë që mund të konsiderohet një tjetër incident në veri të Kosovës.

Makina ka qenë e parkuar kur është përfshirë nga flakët, teksa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Si pasojë e zjarrit makina është shkatërruar plotësisht, ndërkohë që policia e Kosovës po mbledh prova e dëshmi për të parë nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Dita jonë