Ndeshja e futbollit me Izraelin, blindohet Prishtina

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 20:45 | Kosova

Qindra efektivë policie të armatosur janë shfaqur në rrugët e Prishtinës këtë të premte, teksa ekipi i Izraelit ka mbërritur në kryeqytetin e Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit do të zhvillojnë të dielën ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, e cila u shty në mesin e muajit tetor për shkak të sulmeve të militantëve të Hamasit.

Masa të forta sigurie ishin marrë në aeroport, por edhe në hotelin ku do të qëndrojë kombëtarja e Izraelit, i cili është i rrethuar nga të gjitha anët.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasit. Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte parashikuar të luhej më 15 tetor.

Izraeli është në vendin e tretë në Grupin I për Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ka dy ndeshje të paluajtura.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024