Serbia reagon ndaj SHBA-së për Asociacionin

Nga Xhevahir Qardaku
10 Nëntor 2023, 11:07 | Kosova

Serbia reagon ndaj SHBA-së për Asociacionin

Serbia pretendon se nuk do të lejojë kurrë që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë një organizatë joqeveritare. Këtë e deklaroi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili kërkoi që të ketë kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni është mekanizmi i vetëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, u shpreh ai.

Petkoviç shtoi më tej se ai duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, Kushtetutën e Serbisë, kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

“Kushtetuta e Serbisë është e shenjtë. Nuk ka konferenca mediatike, as referenca në të ashtuquajturën Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, e cila nuk ka besueshmëri jashtë kabineteve individuale apo ambasadave të huaja, që mund ta pezullojë ose anulojë atë”, tha Petkoviç, duke reaguar edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos