Gjenden eshtra gjatë gërmimeve në Prekaz, dyshohet se i përkasin të zhdukurve gjatë luftës

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 13:20 | Kosova

Gjenden eshtra gjatë gërmimeve në Prekaz, dyshohet se i

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë ka njoftuar të enjten se gjatë gërmimeve në Prekaz të Poshtëm, në Skenderaj, janë gjetur eshtra që mund t’i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës.

Kushtrim Gara nga KQPZh ka thënë se gërmimet e filluara sot në mëngjes kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës.

Edhe një gërmim me gjetje… Vazhdojmë me angazhimin maksimal që familjeve t’iu lehtësohet dhimbja dhe ankthit të pritjes t’i vijë fundi. Gërmimet e filluara sot në mëngjes në lokacionin në Prekaz të Poshtëm, tashmë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur”, shkruan ai në Facebook.

Ai tha se edhe lokacioni në Prekaz është adresuar falë angazhimit ndërinstutucional (KQPZh,  IML, Policia/DHKL) bazuar në rekomandimet e Raportit Analitik të përgatitur nga KNKK/ICRC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos