EKSKLUZIVE/ KE- Kosovës dhe Serbisë: S'ka para nga Plani Ekonomik i Rritjes nëse nuk implementoni marrëveshjen!

Nga Fjorela Beleshi
9 Nëntor 2023, 10:13 | Kosova

EKSKLUZIVE/ KE- Kosovës dhe Serbisë: S'ka para nga Plani Ekonomik

Kosova dhe Serbia nuk do të marrin para nga fondi i Planit Ekonomik prej 6 miliardë eurosh, nëse nuk do të implementojnë marrëveshjen. Lajmin e bëjnë të ditur burime për A2 CNN në Bruksel.

Pavarësisht nëse të dyja shtetet plotësojnë reformat që duhet, por pa marrëveshjen për dialog, nuk do të mund të përfitojnë nga këto para.

Sipas burimeve, këtë fakt ua ka bërë të qartë liderëve të Prishtinës dhe Beogradit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë turit që kishte në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, takimi i radhës mes dy kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet më 16 nëntor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë