Forumi i Paqes, Kurti takon Macron në Paris

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 22:39 | Kosova

Forumi i Paqes, Kurti takon Macron në Paris

Në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur sonte në takim nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Detajet e vizitës janë bërë të ditura nga vetë kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti.

Me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, sonte në mbrëmje kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forumin e Paqes.

Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, kryeministri Kurti do të merr pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu