Dëgjohen aleatët për dinarin, Banka Qendrore e Kosovës hap linjë telefonike falas për serbët

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2024, 13:49 | Politikë

Banka Qendrore e Kosovës dëgjon thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë për çështjen e dinarit. Për të dhënë informacione plotësuese dhe për ta bërë më të thjeshtë e të kuptueshëm për qytetarët e Kosovës, ky institucion ka hapur një linjë telefonike pa pagesë.

“Kjo linjë është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht”, shkruhet në një njoftim.

BQK-ja risjell në vëmendje faktin se rregullorja e re nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e liçensuara, nuk kufizon aktivitetin këmbimor në çdo valutë dhe nuk ndalon transferimet e parave nga asnjë shtet.

Gjithashtu, sqaron se të gjithë individët mund të hapin llogari bankare në euro në çdo bankë dhe pa asnjë tarifë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos