Konstituohet Kuvendi në Kosovë sipas procedurave. Seanca ka nisur, por është ndërprerë pasi kryesuesi Deari ka ftuar shefat e grupeve parlamentare për t’u konsultuar. Në sallë janë të pranishëm 18 deputetë.
Fatmir Limaj ka deklaruar: “Besoj që kjo është ajo që e presin qytetarët e Kosovës – të fillojë puna.”
Me Limajn, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje i është dashur të negociojë intensivisht ditëve të fundit, madje deri pak orë para se të niste seanca konstituive e Kuvendit, të martën në orën 10:00.
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha më herët sot se “zyrtarisht nuk kemi asgjë” me Nismën, kur u pyet për këtë. (A2 Televizion)