Gjoba ndaj koalicionit për familjen, Rrahmani: Erdhi pas ankesës së organizatës me bazë në Serbi

Nga Xhevahir Qardaku
23 Janar 2025, 14:52 | Politikë

Gjoba ndaj koalicionit për familjen, Rrahmani: Erdhi pas ankesës

Koalicioni për Familjen kundërshton gjobën e marrë për gjuhë të urrejtjes në fushatë zgjedhore duke pretenduar se është vendosur pa bazë dhe asnjë argument. Kryesuesi i kësaj force politike, Eman Rrahmani, thotë se po sulmohen vazhdimisht për ta dëmtuar në zgjedhjet parlamentare, ndërsa denoncon se Televizioni Publik i ka hequr spotin pa të drejtë. Gjithashtu thekson se aneksat ndaj Koalicionit për Familjen vijnë edhe nga organizatat që kanë bazën në Serbi.

“Ankesat që janë bërë vinë madje edhe prej organizatave që në qoftë se hyni në historikun e tyre kanë edhe bazën jashtë vendit tonë. Janë organizata që janë të regjistruara në Serbi dhe jo në Kosovë dhe këtu kanë degët me të cilat veprojnë dhe bëjnë ankesat kryesisht që janë kundër agjendës e cila mbron familjen. Por, është me rendësi të ju garantojmë qytetarëve që të mos tërhiqen dhe dorëzohen para presioneve të tilla që nuk kanë të bëjnë me demokracinë... Neve në këtë dënim jemi ndëshkuar për dy fjalë të përdorura, në tubimin në Pejë që kemi mbajt, kam thënë që financimi i ANIBAR nga ana e Ministrisë dhe Komunës për të ju treguar pejaneve se çfarë është dashnia të martohen burrë me burrë është turp. Po ashtu edhe fjala e përdorur nga kolegu Fatmir Smajli, që është marre çfarë keni bërë. Natyrisht ne do të marrim gjitha hapat ligjor këtyre dy aktorëve që kanë vepruar kundër”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos