“I dhamë fund spastrimit etnik”, mesazh nga Clinton, Hovenier: Do të qëndrojmë krah jush

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 20:15 | Politikë

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili luajti rol kyç në çlirimin e Kosovës më 1999-tën, tha se ndihet mirënjohës për 25 vitet e paqes në Kosovë. Teksa ripostoi në rrjetin social X, fjalimin e mbajtur 25 vite më parë për të njoftuar fundin e fushatës së bombardimeve, Clinton shkroi se aleatët kishin dëbuar me sukses forcat serbe.

“I dhamë fund një dekade represioni dhe spastrimi brutal etnik, duke mbyllur luftën në Kosovë. Aksioni ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes e me pas shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Clinton.

Ambasadori gjerman  në Prishtinë Jorn Rohde tha në një mesazh se  gjermania është dhe do të mbetet mes partnerëve më të ngushtë të Kosovës.

"Sot, para 25 vitesh nisi misioni i NATO-s, KFOR. Synimi ishte largimi i forcave të Millosheviçit, futja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve. Misioni u kompletua. Pavarësia u shpall më 2008 dhe kjo është një histori suksesi", shkroi ai.

Sakaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier uroi popullin e Kosovës përmes një videomesazhi, ku theksoi se SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë krah tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos