Kasanof nis sot zyrtarisht vizitën në Kosovë, pritet nga Osmani dhe Kurti

Nga Tomorr Avdia
10 Tetor 2024, 12:38 | Politikë

Kasanof nis sot zyrtarisht vizitën në Kosovë, pritet nga Osmani

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, sot pasdite do të nisë vizitën e parë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ai do të pritet pasdite nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, por siç ka deklaruar dje për A2 CNN, Kryeministri Albin Kurti do të takohet me emisarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin, Kasanof.

Sipas agjendës nga Presidenca, takimi mes shefes së Shtetit Osmani dhe Kasanov nis në orën 16:00, raporton A2 CNN.

Ai do të ketë takime me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos