Kosova arrin marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për njohjen e patentave të shoferëve

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2024, 17:13 | Politikë

Kosova arrin marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për njohjen e

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të patentave të shoferëve.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se kjo marrëveshje do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve në të dy vendet.

Zveçla sot u prit nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arave, Sheikh bin Zayed Al Nahyan.

Ai shtoi gjithashtu se me Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tjera.

Njoftimi i Zveçlës:

Kisha nderin e veçantë të pritem sot në takim nga Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

Ky takim shënoi arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse.

Biseduam me Lartësinë e Tij Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat tjera që mbulojnë Ministritë tona dhe gjej rastin ta falënderoj sërish për gatishmërinë e plotë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës.

Falënderoj ekipet punuese të dy shteteve tona që me përkushtim arritën ta finalizojnë Marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve e cila u nënshkrua sot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos