“Mbledhja në OBK jo në favor të Kosovës”, Berisha: Kurti bën politikën e të fortit, vë të parët votuesit e tij dhe jo shtetin

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2024, 19:51 | Politikë

Mbledhja në këshillin e sigurimit në OKB për çështjen e dinarit nuk ishte në favor të Kosovës. Kështu u shpreh ish-zëvendësministri Jashtëm i Kosovës Anton Berisha, sipas të cilit dinari është çështje e brendshme Kosovës. Ai akuzoi kryeministrin Kurti se po bën politikën e të fortën dhe nuk vë të parin interesin e shtetit por të votuesve të tij.

“Kjo mbledhje nuk sjell asgjë të mirë për Kosovën se është temë e brendshme Kosovës dhe dialogut Kosovë-Serbi, por për fat të keq Kurti në agjendën e tij politike të protagonizmit dhe zhvillimin e një politike populiste që vë në vend të parë votuesit e tij dhe jo interesin e shtetit e ka sjellë punën që të bëhet temë e këshillit të sigurimit. Nga Serbia e çdo shtet mund të ketë propozime për mbledhje por ato nuk mbahen se kërkon Serbia por është mbajtur se partnerët tanë janë pajtuar të mbahet. Përpjekjet e ambasadorit amerikan dhe të tjerëve rezultuan të pasuksesshme dhe Kurti po zhvillon politikën e të fortit që Kurti nuk merr parasysh këshillat e partnerëve”.

Ai e krahasoi mbledhjen e KS në OKB me një show të tipit Big Brother, ndërsa fjalimin e Kurtit e cilësoi populist dhe pa kurrfarë interesi për diplomacinë ndërkombëtare.

“Për fat të keq rritja e masës naive e cila po argëtohet si Big Brother me shoë i kryeministrit dhe qasja serioze se në OKB mbahet një temë e caktuar që ishte denari. Fjalimi populist se çfarë ka bërë Serbia nuk i intereson diplomatëve, sepse vetë SHBA atë politikë të Serbisë e kanë dënuar me bombardime. Asnjë risi nuk është çfarë ka ndodh po risia do të ishte se çfarë po bën Kosova si shtet që të bëhet e pranueshme për partnerët dhe organizatat. Dhe në vend të kësaj ne morëm qortime prej ambasadores amerikan, dhe atij britanik dhe atij francez”.

Largimi dinarit, sipas Berishës ishte një vendim i BQK që kaloi nga qeveria.

“Nuk ka institucion shtetëror të pavarur. Institucion shtetëror dhe çdo veprim i institucionet shtetërore banka agjenci të energjisë e nuk mund të jenë jashtë politikave të qeverisë e ligjeve të shtetit. Vendim që ka implikime në komunitetin serb dhe Kosova ka marrë përsipër dialogun me Serbinë. Kjo është tipike ballkanike”.

I pyetur se ku gaboi Kurti me vendimin për largimin e dinarit, Berisha tha se duhet të konsultohej me partnerët ndërkombëtarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos