Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës dhe është e interesuar stabilitetin rajonal. Këtë e tha presidenti gjerman Frank-Walter Stenmeier pas takimit të zhvilluar me presidenten Vjosa Omani të mërkurën në Berlin.
Por përmes një postimi në Facebook, Steinmeier theksoi se Kosova duhet të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme për këtë. Ndërkohë, presidenca e Kosovës njoftoi përmes një deklarate se biseda mes Osmanit dhe Stainmeier “u përqendrua në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor si dhe avancimin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”. (A2 Televizion)